INXHINIER/E TË PLANIFIKIMIT

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj rradhe po shpallim konkurs për:

INXHINIER/E TË PLANIFIKIMIT

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme

 të shpërblimeve;

  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • 2 (dy) ditë pune nga shtëpia
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile

(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);

  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Planifikimi për ndërtimin e rrjetave HFC dhe rrjetave optike;
  • Zgjidhja e rasteve ku kërkohet planifikimi i rrjetit për mbulueshmërinë e zonës së pambuluar; sipas kërkesave nga departamentet tjera në baza ditore;
  • Modifikimi i projekteve ekzistuese në bazë të kërkesave nga departamentet tjera;
  • Marrja e shënimeve në terren sipas nevojës me qëllim të planifikimit të rrjetit; 
  • Përcjellja e punëve në platformat JIRA dhe VCCE;
  • Hapja e urdhëresave të punës në JIRA për ekipet e implementimit dhe ekipet tjera sipas nevojës;
  • Raportimi i puneve te përfunduara;
  • Dokumentimi i rrjetit ekzistues HFC dhe rrjetit ekzistues optik; 
  • Vizitat në teren tek klientët potencial që dëshirojnë të kyqen në rrjetin IPKO;
  • Mbështetje teknike për departamentet tjera sipas kërkesës;
  • Raportimi tek mbikëqyrësit.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Diplomë Universitare në fushat e Inxhinierisë Elektrike, Inxhinierisë Kompjuterike, Telekomunikacion apo të ngjashme;
  • Çertifikata dhe kualifikime në fushën e rrjetave HFC dhe Rrjetave Optike;
  • Aftësi për të punuar në ambiente stresuese dhe nën presion të punës;  
  • Njohuri të mira teknike dhe njohuri të rrjetave HFC dhe rrjetave optike; 
  • Është e preferuar e kaluara profesionale në IT, rrjeta, baza të dhënave dhe GIS; 
  • Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim; 
  • Të ketë njohuri në punën me AutoCAD dhe aplikacionet GIS;
  • Duhet të ketë aftësi të mira komunikuese, i motivuar për punë në ekipe dhe  bashkëpunim të mirë me ekipet kontraktuese;
  • Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të japë propozime të reja;
  • Të jetë në gjendje të punojë nën presion dhe po të jetë e nevojshme edhe jashtë orarit të punës;
  • Të jetë në gjendje të mbaj kujdestari jashtë orarit të punës në rast të kërkesës; 
  • Të ketë orientim të mirë në hapësirë.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale

Afati i fundit për aplikim: 30.10.2023

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
30/10/2023