Inxhinier/e për Aplikacione të Biznesit

Apliko Tani

Inxhinieri/ja për aplikacione të Biznesit i raporton Menaxherit te BSS Produkteve dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Administron platformën e Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientë (CRM) dhe platformën e Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjes (ERP), kryen operacione ditore në nivel aplikacioni,
  • Dizajnon, zhvillon zgjidhje teknike që kanë të bëjnë me përkrahjen e klientëve për integrim më komplekse me sistemet për përkrahje të biznesit,
  • Mbështetë dhe mirëmban proceset komplekse të zbatimit të platformave të përkrahjes së biznesit,
  • Ndihmon/trajnon inxhinierët junior të aplikacioneve,
  • Heton, raporton dhe zgjidhë probleme të aplikacioneve,
  • Është përgjegjës për auditimin dhe mirëmbajtjen parandaluese të sistemeve të përkrahjes së biznesit,
  • Bën planifikimin e proceseve, dokumentacionit si dhe procedurave të tjera përkatëse lidhur me TI-në,
  • Ofron mbështetje sipas kërkesës për sistemet e produksionit sipas sistemit rotativ,
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri për platformën e Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientë (CRM) dhe platformën e Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjes (ERP) – (E)senciale,
  • Përvojë në Oracle dhe/ose zhvillim në PL SQL – (E),
  • Njohuri të mira për sistemet operative UNIX/Linux dhe Windows Server, për baza të të dhënave (perferohet Oracle), dhe njohuri për të paktën një gjuhë programuese – (E),
  • Përvojë solide në strategji dhe modele të integrimit të sistemeve, siç janë shërbimet ueb REST/SOAP,
  • Njohuri për SAP ERP – (D)ëshirueshme
  • Njohuri të mirë për standardet e Industrisë së Telekomit, mjedisin e rrjetit thelbësor, teknologjinë GMS/Fikse – (D)
  • I aftë të punojë në mjedis ekipor me ndryshime të shpeshta dhe dinamike të detyrave dhe prioriteteve – (E)
  • Fleksibil, i adaptueshëm dhe me gatishmëri të lartë për të ofruar ndihmë dhe për t’i zgjidhur problemet e klientëve të brendshëm dhe të jashtëm – (E),
  • Proaktiv dhe i vetëmotivuar – (D)

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Arsimimi i kërkuar: Diplomë universitare në teknologji të informacionit ose shkenca kompjuterike

Përvoja e kërkuar e punës: Operim dhe mirëmbajtje e sistemeve BSS – min 3 vite

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 26.12.2018

 

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
26/12/2018