INXHINIER/E I/E PLANIFIKIMIT

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

INXHINIER/E I/E PLANIFIKIMIT

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës; 
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çfarë presim nga ju?

  • Planifikimi për ndërtimin e rrjetave HFC dhe rrjetave optike
  • Zgjidhja e rasteve ku kërkohet planifikimi i rrjetit për mbulueshmërinë e zonës së pambuluar sipas kërkesave nga departamentet tjera në baza ditore
  • Modifikimi i projekteve ekzistuese në bazë  të kërkesave nga departamentet tjera
  • Marrja e shënimeve në terren sipas nevojës me qëllim të planifikimit të rrjetit 
  • Përcjellja e punëve në platformat JIRA dhe VCCE
  • Hapja e urdhëresave të punës në JIRA për ekipet e implementimit dhe ekipet tjera sipas nevojës
  • Raportimi i punëve te përfunduara
  • Dokumentimi i rrjetit ekzistues HFC dhe rrjetit ekzistues optik 
  • Vizitat në teren tek klientët potencial që dëshirojnë të kyqen në rrjetin IPKO
  • Mbështetje teknike për departamentet tjera sipas kërkesës
  • Raportimi tek mbikëqyrësit.

Çka të nevojitet për të aplikuar: 

  • Fakulteti i Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike ose fushë relevante.
  • Çertifikata dhe kualifikime në fushën e rrjetave HFC dhe Rrjetave Optike
  • Aftësi për të punuar nën presion të punës.  
  • Njohuri të mira teknike dhe njohuri në rrjetave HFC dhe rrjetave optike. 
  • Është e preferuar e kaluara profesionale në IT, rrjeta, baza të dhënave dhe GIS. 
  • Të ketë njohuri në punën me AutoCAD dhe aplikacionet GIS
  • Aftësi të mira komunikuese, i motivuar për punë në ekipe dhe aftësi të bashkëpunim.
  • Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të japë propozime të reja.
  • Të jetë në gjendje të mbaj kujdestari jashtë orarit të punës në rast të kërkesës. 
  • Të ketë orientim të mirë në hapësirë

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 30.03.2023

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
30/03/2023