Inxhinier/e i/e Monitorimit të Rrjetit

Apliko Tani

Inxhinier/e i/e Monitorimit të Rrjetit i Raporton Mbikëqyrësit të Qendrës së Monitorimit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Monitoron të gjitha elementet e rrjetit, platformat e sistemit dhe raporton alarmet dhe aksidentet.
  • Është përgjegjës/e për restaurimin e elementeve dhe/ose shërbimeve të rrjetit.
  • Jep mbështetje të drejtpërdrejt për klientë të biznesit dhe të korporatave.
  • Është përgjegjës/e për mbikëqyrjen e rrjetit dhe shërbimit.
  • Është përgjegjës/e për mirëmbajtjen e rutinës bazike parandaluese, menaxhimin e defekteve në rrjet dhe atë të trafikut.
  • Aktivizon/de aktivizon funksionet dhe veçoritë standarde.
    Përcjell, menaxhon dhe ekzekuton kërkesat për konfigurime bazike sipas të drejtave për qasje.
  • Bën kopje rezervë të nyjeve të rrjetit dhe shërbimeve, në bazë ditore dhe periodike.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Duhet te ketë diplomën universitare në Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Telekomunikacioni ose Shkenca Kompjuterike. Certifikimi në CCNA apo CCNP (si zëvendësim për diplomë të fakultetit)
  • Përvojë në operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit – 3 vite
  • Njohuri të shkëlqyeshme të rrjeteve kompjuterike dhe atyre mobile, sistemit për furnizim me energji elektrike, përdorimit të sistemeve të ndryshme operative, operacioneve të menaxhimit të defekteve në SO.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar
  • Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.

Kandidati/ja i/e suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Zona Industriale, Fushë Kosovë

Afati i fundit për aplikim është data 11.04.2019

Apliko online

Working place:
Fushë Kosovë

The deadline for application
11/04/2019