Inxhinier/e i/e Monitorimit të Rrjetit i Raporton Mbikëqyrësit të Qendrës së Monitorimit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Monitoron të gjitha elementet e rrjetit, platformat e sistemit dhe raporton alarmet dhe aksidentet.
Është përgjegjës/e për restaurimin e elementeve dhe/ose shërbimeve të rrjetit.
Jep mbështetje të drejtpërdrejt për klientë të biznesit dhe të korporatave.
Është përgjegjës/e për mbikëqyrjen e rrjetit dhe shërbimit.
Është përgjegjës/e për mirëmbajtjen e rutinës bazike parandaluese, menaxhimin e defekteve në rrjet dhe atë të trafikut.
Aktivizon/de aktivizon funksionet dhe veçoritë standarde.
Përcjell, menaxhon dhe ekzekuton kërkesat për konfigurime bazike sipas të drejtave për qasje.
Bën kopje rezervë të nyjeve të rrjetit dhe shërbimeve, në bazë ditore dhe periodike.
Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Duhet te ketë diplomën universitare në Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Telekomunikacioni ose Shkenca Kompjuterike. Certifikimi në CCNA apo CCNP (si zëvendësim për diplomë të fakultetit)
Përvojë në operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit – 3 vite
Njohuri të shkëlqyeshme të rrjeteve kompjuterike dhe atyre mobile, sistemit për furnizim me energji elektrike, përdorimit të sistemeve të ndryshme operative, operacioneve të menaxhimit të defekteve në SO.
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar
Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
Kandidati/ja i/e suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.