Inxhinier/e i/e mirëmbajtjes së rrjetit në terren i raporton Menaxherit të mirëmbajtjes së rrjetit në terren dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Restaurimin e elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet që përdoren.
Ofron mbështetje teknike sipas nevojës për kontraktorët, mbikëqyr performancën e kontraktorëve sipas indikatorëve të definuar për performancë dhe elaboron përmirësimet procedurale dhe teknike.
Merr pjesë në zgjidhjen e tiketave të defekteve dhe përshkallëzon rastet më komplekse në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme.
Mirëmban dhe ofron konfigurim bazik për pajisjet e vendosura në vende të largëta.
Përcjellë çdo kërkesë ad-hoc për çdo punë urgjente lidhur me intervenimet dhe aktivitetet.
Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri shumë të mirë të: të gjitha sistemeve dhe shërbimeve të TIK-ut, njohuri për aplikacione, për menaxhimit të projekteve.
Njohuri të mira për: të gjitha elementet dhe karakteristikat e rrjeteve, parametrat e performancës së rrjeteve, tipologjitë së rrjeteve, proceset e implementimit/integrimit të rrjeteve.
Të jetë i gatshëm për të punuar në lartësi (në shtylla të telekomunikacionit)
Të posedoj patent shofer kategoria B (së paku 2 vjet).
Aftësi në punë ekipore.
Përvoja e punës e kërkuar: Përvojë në operimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve min. 3 vite.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.