IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Inxhinier/e i/e Elektrikës
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme
të shpërblimeve;
Orari fleksibël i punës gjatë javës
Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile
(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Perkujdeset per mirembajtjen dhe monitorimin e stabilimenteve elektroenergjetike, sistemeve rezerve te furnizimit (gjeneratoreve), sistemeve te furnizimit te panderprere- UPS-eve, sistemeve shperndarese te energjise elektrike, sistemit te ftohjes se dhomave kryesore te servereve, sistemet e monitorimit SCADA, sistemet rezerve te furnizimit- DC & sistemet tjera rezerve te baterive si dhe pajisje dhe aparatura tjera elektrike;
Perkujdeset ne rrjedhen e tiketave per probleme te ndryshme dhe zgjidhjen e tyre si dhe sipas nevojes komunikon me kontraktoret e jashtem per koordinim rreth ketyre problemeve;
Asiston ne analiza, testime dhe projektime te pajisjeve dhe sistemeve te ndryshme elektrike;
Ofron mbeshtetje profesionale gjate zhvillimit dhe zbatimit te projekteve te ndryshme teknike;
Shqyrton dhe analizon dokumentacionin teknik, raporte si dhe dokumente tjera me rendesi;
Kryen te gjitha detyrat e tjera qe percaktohen nga menaxheri ne kuader te fushes se pergjegjesise.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Diplome Universitare nga Fakulteti i Inxhinerisë Elektrike, Kompjuterike ose fushë relevante
Njohuri te mire te sistemeve energjetike
Shkathtesi te mira teknike dhe analitike
Aftesi per te komunikuar me punonjesit dhe kontraktoret ne menyre profesionale dhe me miresjellje
Njohuri te mira te programit Autocad, ose ndonje aplikacioni tjeter per dizajnim
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim,
Shkathtesi te fuqishme organizative dhe nder-personale, shkalle te larte te integritetit, iniciative dhe aftesi per te punuar nen presion, aftesi per t’i arritur afatet, aftesi per pune individuale dhe ne ekip.