INXHINIER/E I/E IMPLEMENTIMIT

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

INXHINIER/E I/E IMPLEMENTIMIT

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës; 
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çfarë presim nga ju?

  • Mbikëqyrja e ndërtimit të rrjetave HFC dhe rrjetave optike
  • Kontrolli ditor i Kontraktorëve në implementimin e punëve ditore
  • Zgjidhja e problemeve lidhur me infrastrukturën ajrore dhe nëntokësore të IPKO-s
  • Marrja e shënimeve dhe ofrimi i alternativave për lidhjen e klientave potencial
  • Modifikimet i projekteve të rrjetave HFC në raste urgjente dhe raportimi i tyre në ekipin e Planifikimit 
  • Përciellja e platformave JIRA dhe VCCE
  • Dërgimi dhe përciellja e punëve “WO” tek kontraktorët e Regjionit
  • Raportimi i punëve të përfunduara
  • Vizitat në teren tek klientët që kërkojnë të kyçen në rrjetin e IPKO-së në koordinim me ekipin e planifikimit dhe të shitjes.
  • Mbështetje teknike për njësinë se Fibrit Optik dhe njësisë së mirëmbajtjes në raste të mosfunksionimit të rrjetit kabllor.
  • Matja e nivelit të sinjalit më pajisje matëse të përshtatshme.
  • Pranimet teknike të punëve të përfunduara nga Kontraktorët dhe raportimi i tyre  
  • Raportimi tek mbikëqyrësit.

Çka të nevojitet për të aplikuar: 

  • Fakulteti i Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike ose fushë relevante.

ose fusha relevante

  • Njohuri të mira teknike dhe njohuri në rrejtave HFC dhe rrjetave optike. 
  • Është e preferuar e kaluara profesionale në IT, rrjeta, dhe aplikacione në bazë të Microsoft. 
  • Të ketë njohuri në punën me pajisjet matëse: Instrument për testim të sinjalit (JDSU dhe One X), OTDR, Optical Power Meter, Spectrum Analyzer.
  • Duhet të ketë aftësi të mira komunikuese, i motivuar për punë në ekipe dhe aftësi të bashkëpunimi.
  • Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të japë propozime të reja.
  • Të jetë në gjendje të mbaj kujdestari jashtë orarit të punës në rast të kërkesës. 

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 30.03.2023

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
30/03/2023