Inxhinier/e i/e Implementimit
Inxhinieri/ja i/e Implementimit do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Kryen planifikimin dhe modifikimin e infrastrukturës së rrjeteve bazuar në kërkesat dhe në përputhje me politikat dhe procedurat.
- Dokumenton infrastrukturën e rrjeteve.
- Merr pjesë në hulumtim teknik në terren.
- Mbikëqyr dhe ofron reagime për të gjitha punimet e infrastrukturës së rrjeteve duke përfshirë kontraktorët.
- Ofron sugjerime të duhura për çdo përmirësim në sistem ose rrjet në mënyrë që të arrihet kualiteti më i mirë i mundshëm i shërbimit.
- Kryen çdo /të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë kualifikimet, përvojën, aftësitë, dhe cilësitë si në vijim:
- Diplomë universitare në telekomunikim ose përvojë disa vjeçare në rrjetet telekomunikuese.
- Njohuri të mirë të planifikimit të rrjeteve.
- Aftësi për të punuar nën presion.
- Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
- Aftësi në punë ekipore.
- Të posedoj patent shofer kategoria B
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze
Përvoja e punës e kërkuar: Punë në teknologji dhe konstruktim si dhe menaxhim të projekteve; minimum 3 vite.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 11.12.2021.