Inxhinieri/e i/e Elektro Teknikës – i raporton mbikëqyrësit te mirëmbajtjes së rrjetit në terren dhe do të ketë përgjegjësi për:
Sistemin e furnizimit me energji elektrike – Linja 10 kV,
Transformatorët 10/04 kV me shpërndarje në pjesën 0.4 kV
Gjeneratorët
Shpërndarësit e energjisë elektrike
Sistemin monitorues qendror – Sistemi SCADA
UPS-ët
Sistemet e ftohjes dhe të ngrohjes
Aparaturat elektrike
Sistemin DC – 48V
Sistemin rezerve – baterite
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri shumë të mirë të sistemeve energjetike
Njohuri për ligjet dhe rregulloret e Kosovës që kanë të bëjnë me energjinë elektrike dhe me projektimet elektrike;
Njohuri për kontrollin e cilësisë, njohuri për softuerët në përdorim në Sistemin Monitorues Qendror dhe në sistemet tjera monitoruese, njohuri për sistemet e klimatizimit dhe ngrohjes, si dhe njohuri tjera lidhur me punën.
Shkathtësi të fuqishme organizative dhe ndër-personale, shkallë të lartë të integritetit, iniciativë dhe aftësi për të punuar nën presion, aftësi për t’i arritur afatet, aftësi për punë individuale ose në ekip.
Edukimi i kërkuar:
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike
Përvoja e punës:
Minimum 3 vjet ne fushën përkatëse. Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.