E ardhmja juaj profesionale fillon këtu! Bëhu pjesë e IPKO-s përmes programit të praktikës:
Praktikanti/ja në kuadër të këtij programi në Departamentin e Teknikësdo t’i ketë këto përgjegjësi:
Kryen në mënyrë efektive punët të cilat përcaktohen nga Udhëheqësi i Ekipit përmes punës së mentoruar nga ekipi përkatës.
Në mënyrë konsistente zhvillon aftësitë praktike në vendin e punës.
Participon në projekte të caktuara duke kontribuar në implementimin e funksionaliteteve të reja, mësimin e praktikave dhe kornizave të punës në kuadër të Departamentit.
Kryen detyrat e tjera të përcaktuara nga Udhëheqësi i Ekipit në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë program praktike në Departamentin e Teknikës, kandidati/ja duhet të ketë cilësitë dhe edukimin si në vijim:
Student ose i/e diplomuar në Drejtimin Inxhinieri/Shkenca Kompjuterike /Elektronikë/ Telekomunikacion/ Elektroenergjetikë ose të ngjashme.
Përvojë në projektet universitare të ndërlidhura me njohuritë e standardeve të industrisë së telekomit.
Të aftë për të punuar në një mjedis ekipor me ndryshim të shpeshtë dhe dinamik të detyrave dhe prioriteteve.
Fleksibil dhe i adaptueshëm për të ndihmuar dhe zgjidhur problemet e klientëve të brendshëm dhe të jashtëm.
Pro-aktiv dhe i vetë-motivuar
Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi verbal dhe të shkruar në shqip dhe anglisht.
Programi i praktikës ofron mundësi unike për të përfituar njohuri në fushën e teknologjisë dhe telekomunikimit. Kandidatët e suksesshëm do t’i bashkëngjiten një mjedisi pune shumë stimulues si dhe një ekipi shumë të talentuar, miqësor dhe profesional.
Benefitet e prakiktantëve në IPKO
Strategji për Zhvillim dhe Trajnim të vazhdueshëm;
Strategji të Identifikimit dhe Zhvillimit të Talentëve brenda kompanisë;
Krijim të lidhjeve më të forta në ekipet tona përmes projekteve dhe organizimeve të ndryshme;
Vlerësime dhe mirënjohje për të përkushtuarit;
Praktikë me pagesë;
Pako benefitesh;
Orar fleksibël të punës;
Transport falas për në zyrën qendrore;
Pozitat për praktikant/e janë të hapura në sektorët/programet në vijim:
Inxhinieri
Sisteme të Mbështetjes së Biznesit
Mbështetje të Infrastrukturës së IT
Operacione dhe Mirëmbajtje të Rrjetit
Ju duhet të shënoni në CV-në tuaj se në cilën nga fushat e mësipërme dëshironi të bëheni pjesë.