Ekspert/e i/e Ekzekutimit të Llogarive Kryesore te TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit)

Apliko Tani

Eksperti/ja i/e Ekzekutimit të Llogarive Kryesore të TIK-ut i Raporton Menaxherit/es për Zhvillimin e Biznesit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon kontakte të reja me klientë potencial, bën shitjen, menaxhon portfolin e klientit dhe mban kontakte me klientët ekzistues dhe të rinj.
  • Analizon dhe vendos se cilat produkte dhe zgjidhje të TIK-ut do t’i ofrohen klientit apo duhet të përshtaten për të plotësuar nevojat e klientit.
  • Merr përgjegjësi për t’iu përgjigjur pyetjeve teknike që mund të jenë parashtruar nga klienti, në mënyrë të kënaqshme dhe në kohë.
  • Përgjegjës për trajnime te nevojshme dhe aktiviteteve mbështetëse për klientët.
  • Regjistron të gjitha shitjet në sistem, kontrollon nivelet e stokut dhe porosit mallin sipas nevojës apo siç mund të jetë e përshtatshme për klientë në përputhje me politikat dhe procedurat e zbatueshme në kompani.
  • Sigurohet që klientët të marrin faturat dhe mbledh pagesat/borxhet brenda kohës së caktuar.
  • Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolit të klientëve të kompanisë.
  • Kryen çdo/secilën nga detyrat e caktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim: 

  • Njohuri shkëlqyera: Për produkte dhe shërbime të TIK-ut dhe për trendet e TIK-ut.
  • Njohuri të përgjithshme teknike, interes të veçantë në çështjet e TIK-ut.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Shkathtësi dhe teknika të shkëlqyera në shitje dhe në prezantim.
  • Shkathtësi negociuese në promovim dhe në shitjen e produkteve.
  • Shkathtësi themelore në matematikë.
  • Shkathtësi kompjuterike – njohje të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office dhe Outlook.
  • Aftësi për të punuar mirë si i vetëm ose në ekip.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
  • Bashkëpunues në ekip.

Përvoja e punës: Teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe përvoja në shitje (përvoja përkatëse në shitje e kombinuar me kuptimin e produkteve të TIK-ut, zgjidhjeve dhe trendeve është vitale) min. 3 vite.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 19.11.2018

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
19/11/2018