Ekspert/e i/e Ekzekutimit të Llogarive Kryesore te TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit)
Eksperti/ja i/e Ekzekutimit të Llogarive Kryesore të TIK-ut i Raporton Menaxherit/es për Zhvillimin e Biznesit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Krijon kontakte të reja me klientë potencial, bën shitjen, menaxhon portfolin e klientit dhe mban kontakte me klientët ekzistues dhe të rinj.
Analizon dhe vendos se cilat produkte dhe zgjidhje të TIK-ut do t’i ofrohen klientit apo duhet të përshtaten për të plotësuar nevojat e klientit.
Merr përgjegjësi për t’iu përgjigjur pyetjeve teknike që mund të jenë parashtruar nga klienti, në mënyrë të kënaqshme dhe në kohë.
Përgjegjës për trajnime te nevojshme dhe aktiviteteve mbështetëse për klientët.
Regjistron të gjitha shitjet në sistem, kontrollon nivelet e stokut dhe porosit mallin sipas nevojës apo siç mund të jetë e përshtatshme për klientë në përputhje me politikat dhe procedurat e zbatueshme në kompani.
Sigurohet që klientët të marrin faturat dhe mbledh pagesat/borxhet brenda kohës së caktuar.
Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolit të klientëve të kompanisë.
Kryen çdo/secilën nga detyrat e caktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri shkëlqyera: Për produkte dhe shërbime të TIK-ut dhe për trendet e TIK-ut.
Njohuri të përgjithshme teknike, interes të veçantë në çështjet e TIK-ut.
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
Shkathtësi dhe teknika të shkëlqyera në shitje dhe në prezantim.
Shkathtësi negociuese në promovim dhe në shitjen e produkteve.
Shkathtësi themelore në matematikë.
Shkathtësi kompjuterike – njohje të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office dhe Outlook.
Aftësi për të punuar mirë si i vetëm ose në ekip.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
Bashkëpunues në ekip.
Përvoja e punës: Teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe përvoja në shitje (përvoja përkatëse në shitje e kombinuar me kuptimin e produkteve të TIK-ut, zgjidhjeve dhe trendeve është vitale) min. 3 vite.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.