Dizajner/e Grafike

Apliko Tani

Dizajneri/ja Grafike do t’i raportojë drejtpërsëdrejti Menaxherit të Komunikimit në Marketing dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon zgjidhje ne dizajn brenda afatit kohor te caktuar.
  • Interpreton nevojat e menaxhereve te projekteve dhe zhvillon koncepte qe iu përshtaten qëllimeve te tyre.
  • Zhvillon ide dhe koncepte te reja.
  • Siguron qe produktet te jene pa gabime dhe me cilësi te larte.
  • Propozon ide dhe dizajnon vepra artistike te nevojshme për kompaninë.
  • Punon ne faqosje dhe vepra artistike te cilat janë te gatshme për shtypje.
  • Rishikon faqosjet përfundimtare dhe sugjeron përmirësime nëse nevojitet.
  • Kryen çdo/te gjitha detyrat e tjera te caktuara nga menaxheri ne kuadër te fushës se përgjegjësive.
  • Njohuri te shkëlqyeshme në: Microsoft Office; Adobe InDesign, Illustrator, Photoshop, Acrobat;
  • Njohuri të mira në: Adobe Flash Professional

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Shkathtësi ne komunikim me goje dhe me shkrim.
  • Aftësi për negocim me te tjerët dhe për zgjidhjen e konflikteve, posaçërisht ne situata te ndjeshme.
  • Aftësi për te marre vendime te qëndrueshme duke përdorur informacionin ne dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për te komunikuar me punonjësit dhe kontakte e ndryshme afariste ne mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për te krijuar atmosfere ekipore dhe për te mbështetur angazhimin e punonjësve.
  • Aftësi për mentorimin dhe zhvillimin e punonjësve.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për te siguruar saktësi te raporteve dhe te dhënave.

Përvoja e punës: Përvojë ne dizajn grafik, komunikim ne marketing, reklama min. 5 vite.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 24.06.2019

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
24/06/2019