Dizajner/e Grafik/e në Njësinë e Komunikimit në Marketing
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Bashkëpunëtor Profesional II – Dizajner/e Grafik/e në Njësinë e Komunikimit në Marketing
Krijon zgjidhje në dizajn brenda afatit kohor të caktuar.
Interpreton nevojat e menaxhereve të projekteve dhe zhvillon koncepte qe iu përshtaten qëllimeve të tyre.
Siguron që produktet të jenë pa gabime dhe me cilësi të lartë.
Propozon ide dhe dizajnon vepra artistike të nevojshme për kompaninë
Punon në faqosje dhe vepra artistike të cilat janë të gatshme për shtypje.
Rishikon faqosjet përfundimtare dhe sugjeron përmirësime nëse nevojitet.
Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë:
Diplomë Bachelor në fushën përkatëse.
Njohuri të shkëlqyeshme në Microsoft Office, Adobe in design, Ilustrator, Photoshop, Acrobat.
Përvojë në dizajn grafik, komunikim në marketing, reklama minimum 2 vite.
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
Shkathtësi në komunikim verbale dhe në të shkruar.
Aftësi të fuqishme analitike.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Aftësi për mentorimin dhe zhvillimin e punonjësve.
Aftësi për të punuar nën presion.
Aftësi për të punuar në ekip.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.