Dizajner/e Grafik/e në Njësinë e Komunikimit në Marketing

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Bashkëpunëtor Profesional II – Dizajner/e Grafik/e në Njësinë e Komunikimit në Marketing

  • Krijon zgjidhje në dizajn brenda afatit kohor të caktuar.
  • Interpreton nevojat e menaxhereve të projekteve dhe zhvillon koncepte qe iu përshtaten qëllimeve të tyre.
  • Siguron që produktet të jenë pa gabime dhe me cilësi të lartë.
  • Propozon ide dhe dizajnon vepra artistike të nevojshme për kompaninë
  • Punon në faqosje dhe vepra artistike të cilat janë të gatshme për shtypje.
  • Rishikon faqosjet përfundimtare dhe sugjeron përmirësime nëse nevojitet.
  • Kryen  të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë:

  • Diplomë Bachelor në fushën përkatëse.
  • Njohuri të shkëlqyeshme në Microsoft Office, Adobe in design, Ilustrator, Photoshop, Acrobat.
  • Përvojë në dizajn grafik, komunikim në marketing, reklama minimum 2 vite.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Shkathtësi në komunikim verbale dhe në të shkruar.
  • Aftësi të fuqishme analitike.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave. 
  • Aftësi për mentorimin dhe zhvillimin e punonjësve.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

 

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 17.11.2022

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
17/11/2022