Bashkëpunëtorë/e Profesional/e në Burime Njerëzore

Apliko Tani

Qëllimi i Pozitës

Bashkëpunëtorë/e Profesional/e në Burime Njerëzore mbështet HR-në duke administruar dokumentacionet e punonjësve, aktivitetet e rekrutimit, duke mirëmbajtur të dhënat e HR dhe duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin e punës dhe politikat e brendshme.
Kjo pozitë bashkëpunon ngushtë me menaxherët dhe ofron mbështetje operative të HR-së për punonjësit lokalë si dhe ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga kompania.

Përgjegjësitë Kryesore

• Administron dokumentacionin e Burimeve Njerëzore, përfshirë kontratat e punës, anekset, vendimet e punësimit dhe dosjet e personelit
• Mbështet proceset e punësimit gjatë gjithë ciklit të punonjësit, duke përfshirë rekrutimin, onboarding-un, ndryshimet kontraktuale dhe largimet nga puna
• Mbështet procesin end-to-end të rekrutimit dhe headhunting-ut, duke përfshirë identifikimin e kandidatëve, koordinimin e intervistave, mbështetjen në përzgjedhje dhe onboarding
• Kontribon në planifikimin e fuqisë punëtore dhe aktivitetet e identifikimit te nevojave te stafit në koordinim me menaxherët dhe ekipet përkatëse
• Menaxhon dokumentacionin dhe procedurat e HR-së për ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga kompania.
• Përditëson dhe mirëmban të dhënat e sakta dhe të plota të punonjësve në sistemet e HR-së
• Menaxhon të dhënat e HR-së në përputhje me politikat e brendshme dhe standardet e mbrojtjes së të dhënave / GDPR
• Ofron mbështetje ditore për menaxherët dhe punonjësit për çështje të ndryshme të HR.
• Përgatit raporte bazike të HR-it, statistika dhe dokumentacion mbështetës
• Siguron përputhshmëri me legjislacionin e punës në Kosovë dhe politikat e brendshme të kompanisë
• Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të informacionit të HR-së në çdo kohë

Kualifikimet dhe Përvoja e Kërkuar

• Diplomë universitare në: Menaxhment, Juridik, Psikologji, Ekonomi ose fusha të ngjashme
• Minimum 5 vite përvojë në operacione të HR, administrim të HR, dhe/ose rekrutim
• Përvojë në punë me ekspertë ndërkombëtarë
• Njohuri solide të legjislacionit të punës në Kosovë
• Përvojë në menaxhimin e dokumentave të HR-së dhe dosjeve të punonjësve
• Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
• Njohuri të mira të MS Office (veçanërisht Excel)
• Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze
• Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi me ekipe funksionale
• Nivel i lartë profesionalizmi, integriteti dhe diskrecioni

Çfarë Ofrojmë
• Pagë dhe benefite konkurruese
• Ambient pune profesional dhe të strukturuar
• Mundësi për të punuar me ekipe të ndryshme dhe ekspertë ndërkombëtarë
• Mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe trajnim

Vendi i punës
Prishtinë – IPKO Ulpianë

Afati për Aplikim
10 Janar 2026

 

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
10/01/2026