Bashkëpunëtor/e në Shitje – Njësia e Biznesit Pejë
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Bashkëpunëtor/e në Shitje – Njësia e Biznesit Pejë
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Zbaton procedura, detyra dhe aktivitete në lëminë e punës;
Ofron mbështetje operacionale dhe administrative;
Merr pjesë në përgatitjen e raporteve;
Përgatit të dhëna dhe i fut ato në system;
Përgatit dokumentacionin në lëminë e punës;
Arkivon dokumentacionin;
Kryen çfarëdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Njohuri të shkëlqyeshme për regjistrimin e të dhënave, dokumenteve; hartim të raporteve dhe raportim;
Aftësi për t’i kuptuar detajet dhe informacionet sensitive në kuadër të lëmisë së punës.
Aftësi në punë ekipore.
Njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe Outlook;