IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Bashkëpunëtor/e Administrativ
Kush jemi ne?
TË RINJ
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
BESNIK DHE TË LIDHUR
Çka ofrojmë ne?
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Pranimi dhe kontrolli i dokumenteve të dërguara nga pikat e shitjes
Ndarja dhe organizimi i dokumenteve sipas udhëzimeve
Lidhja fizike e dokumenteve dhe përgatitja për arkivim, duke u siguruar që përmbushin kriteret e nevojshme për arkivim;
Mbajtja e evidencave dhe raportimi javor i punës së kryer
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Njohuri të mira në kompjuter, veçanërisht në Excel dhe Word
Përparësi është përvoja e mëparshme në administratë
Njohuri për VCCE konsiderohen të vlefshme
Aftësi për të punuar me kujdes, saktësi dhe konfidencialitet
Aftësi të mira komunikuese dhe punë në ekip
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Afati fundit per aplikim: 13/05/2025
Lokacioni: Prishtinë, IPKO Ulpianë