Asistent/e Ekzekutiv/e
Asistenti/ja Ekzekutive – do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Koordinon orarin, terminet dhe takimet e Drejtorit Ekzekutiv.
- Organizon takimet e Bordit të Drejtorëve dhe Bordit Menaxhues, mbanë procesverbalin e takimeve dhe e shpërndanë atë.
- Ndihmon në përgatitjen e materialeve, prezantimeve dhe dokumenteve të tjera që adresohen për Bordin e Drejtorëve apo palët e tjera përkatëse.
- Përgatitë, redakton dhe dërgon komunikimet e brendshme dhe të jashtme (në formën e e-maileve, shkresave, memove etj.)
- Planifikon, organizon dhe koordinon ngjarjet e veçanta për klientët / partnerët e Drejtorit Ekzekutiv.
- Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga DE në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidatja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
- Njohje e rrjedhshme e gjuhëve shqipe dhe angleze.
Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
Përvojë e kërkuar e punës: Së paku 1 vit përvojë në ofrimin e mbështetjes në nivel ekzekutiv.
Kandidati/ja e suksesshme do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punes: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 21.04.2021.