IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Analist/e i/e të dhënave
Analisti/ja i/e të dhënave afariste i raporton Menaxherit të njësisë në departamentin e marketingut dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Dizajnon, implementon dhe mbështet softuerët dhe sistemet IA
Analizon kërkesat e brendshme të përdoruesve dhe harton raporte dhe analiza të reja
Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim
Zhvillon dhe mirëmban bazën e të dhënave, programet e nxjerrjes së të dhënave, programet e menaxhimit të marrëdhënieve me klientë
Përgatitë të gjitha raportet e nevojshme
Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësive.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, njohuritë dhe kualifikimet si në vijim:
Përvojë në dizajnim dhe analizë të të dhënave;
Njohuri për nxjerrjen dhe modelimin e të dhënave;
Përvojë me aplikacione “tier one”, bazat e të dhënave dhe depot e të dhënave;
Njohuri të mirë të praktikave dhe ligjeve bashkëkohore të privatësisë;
Njohuri në vegla për analizim të dhënash si p.sh: Microsoft Excel, Power BI, Tableau, SAP BO, PowerPivot, etj.
Përvojë si analist/e i/e bazës së të dhënave minimum 1 vit;
Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe ne komunikim;
Aftësi të shkëlqyeshme për punë në ekip;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
Diplomë Bachelor/Master në shkenca kompjuterike, sisteme informative ose inteligjencë afariste;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.