Analist/e i/e të Dhënave (Junior)

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Analist/e i/e të Dhënave (Junior)

Kush jemi ne?

TË RINJ

71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

 

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme
  • të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës
  • Mbulim gjithëpërfshirës i sigurimit shëndetësor
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile
  • (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë;

Çfarë presim nga ju?

  • Dizajnon, implementon dhe mbështet softuerët dhe sistemet IA
  • Analizon kërkesat e brendshme të përdoruesve dhe harton raporte dhe analiza të reja
  • Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim
  • Zhvillon dhe mirëmban bazën e të dhënave, programet e nxjerrjes së të dhënave, programet e menaxhimit të marrëdhënieve me klientë
  • Përgatitë të gjitha raportet e nevojshme
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësive.

 

Çka të nevojitet për të aplikuar: 

  • Përvojë në dizajnim dhe analizë të të dhënave;
  • Njohuri për nxjerrjen dhe modelimin e të dhënave;
  • Përvojë me aplikacione “tier one”, bazat e të dhënave dhe depot e të dhënave;
  • Njohuri të mirë të praktikave dhe ligjeve bashkëkohore të privatësisë;
  • Njohuri të mira në PL/SQL;
  • Njohuri në vegla për analizim të dhënash si p.sh: Microsoft Excel, Power BI, Tableau, PowerPivot, etj.
  • Përvojë si analist/e i/e bazës së të dhënave minimum 1 vit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe ne komunikim;
  • Aftësi të shkëlqyeshme për punë në ekip;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Diplomë Bachelor/Master në shkenca kompjuterike, sisteme informative ose inteligjencë afariste;

 

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO System Building

Data e fundit për aplikim: 23.03.2025

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
23/03/2025