IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Analist/e i/e të Dhënave (Junior)
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme
të shpërblimeve;
Orari fleksibël i punës gjatë javës
Mbulim gjithëpërfshirës i sigurimit shëndetësor
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile
(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë;
Çfarë presim nga ju?
Dizajnon, implementon dhe mbështet softuerët dhe sistemet IA
Analizon kërkesat e brendshme të përdoruesve dhe harton raporte dhe analiza të reja
Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim
Zhvillon dhe mirëmban bazën e të dhënave, programet e nxjerrjes së të dhënave, programet e menaxhimit të marrëdhënieve me klientë
Përgatitë të gjitha raportet e nevojshme
Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësive.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Përvojë në dizajnim dhe analizë të të dhënave;
Njohuri për nxjerrjen dhe modelimin e të dhënave;
Përvojë me aplikacione “tier one”, bazat e të dhënave dhe depot e të dhënave;
Njohuri të mirë të praktikave dhe ligjeve bashkëkohore të privatësisë;
Njohuri të mira në PL/SQL;
Njohuri në vegla për analizim të dhënash si p.sh: Microsoft Excel, Power BI, Tableau, PowerPivot, etj.
Përvojë si analist/e i/e bazës së të dhënave minimum 1 vit;
Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe ne komunikim;
Aftësi të shkëlqyeshme për punë në ekip;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
Diplomë Bachelor/Master në shkenca kompjuterike, sisteme informative ose inteligjencë afariste;