Agjent/e i/e Shitjes – Njësia e Biznesit Tregtarë: Ky rol fokusohet në menaxhimin dhe zhvillimin e rrjetit të shitësve, duke siguruar rritjen e pranisë së IPKO-s, përmirësimin e performancës së shitjeve dhe ofrimin e një eksperience cilësore për klientët përmes koordinimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve të shitjes.
Çfarë presim nga ju?
Të menaxhoni dhe zgjeroni rrjetin e shitësve duke siguruar mbulimin e zonave urbane dhe rurale.
Të koordinoni dhe mbikëqyrni aktivitetet e Koordinatorëve të Shitësve të rajonit, duke siguruar që produktet dhe shërbimet e IPKO të jenë të disponueshme dhe të përfaqësojnë më së miri kompaninë.
Të identifikoni dhe adresoni nevojat e klientëve përmes rrjetit të shitësve, duke ofruar shërbime dhe mbështetje të ngjashme me ato të dyqaneve IPKO.
Të zhvilloni dhe implementoni strategji për të rritur ndjeshëm praninë e rrjetit të shitësve në zonat rurale, duke përmirësuar aksesin e klientëve në produktet dhe shërbimet tona.
Të siguroheni që rrjeti i shitësve të funksionojë jo vetëm si pikë shitjeje, por edhe si pikë promovuese ku nevojat e klientëve identifikohen dhe plotësohen.
Të analizoni performancën e shitësve dhe të rekomandoni masa për përmirësimin e efikasitetit dhe shërbimit ndaj klientëve.
Të përfaqësoni IPKO-në në ndërveprimet e saj me shitësit dhe të siguroni përputhshmëri me politikat e brendshme dhe misionin e kompanisë.
Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Diplome Universitare në fushat e Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose të ngjashme;
Shkathtësi të mira teknike dhe analitike për të zgjidhur sfidat dhe për të përmirësuar rrjetin e shitësve;
Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje me punonjësit, kontraktuesit, dhe shitësit;
Shkathtësi të fuqishme në komunikim, si me gojë ashtu edhe me shkrim, për të bashkëvepruar me palë të ndryshme brenda dhe jashtë kompanisë.
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Program të mirëqenies për punonjësit
Orari fleksibël i punës gjatë javës;
Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shëndetsor;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë të kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore
Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.