IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Administrator/e i/e Sistemeve të TI-së
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Orari fleksibël i punës gjatë javës;
Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor;
Dy ditë në javë Punë nga Shtepia;
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Instalimi, administrimi dhe menaxhimi i softuer-it/harduer-it brenda kompanisë
Monitorimin e performnacës, disponueshmërinë, dhe mirëmbajtjen e sigurisë së sistemeve
Analizon dhe zgjidh problemet të cilat paraqiten në vijim që mund të shkaktojnë degradim të peformancës apo ndërprerje të shërbimeve
Bën mbrojtjen/ruajtjen e të dhënave dhe arkivimin.
Ndjek në vazhdimësi përditësimin e sistemeve bazuar në rekomandimet e prodhuesve
Ndjek politikat dhe procedurat e brendshme për të ruajtur nivelet më të larta të sigurisë së sistemeve duke mbajtur kopje rezervë dhe duke aplikuar azhurnime në sisteme dhe aplikacione.
Punon ngushtë me Administratorët e Sistemit për të përcaktuar dhe menaxhuar nevojat e ndihmës harduer/softuer.
Ndihmon në zbatimin e ndryshimeve harduerike dhe softuerike në mjedise.
Heton, zgjidh dhe përshkallëzon problemet te ekipit për mbështetjen e shitësve dhe/ose palëve te treta.
Vlerëson teknologjitë e reja, vlerëson përputhshmëritë me mjediset ekzistuese dhe përputhshmërinë me mjediset ekzistuese dhe sistemet operative dhe rekomandon opcione të reja teknologjike dhe strategji integrimi.
Bashkëpunon në mënyrë efektive në një mjedis ekipor duke përfshirë njësi të tjera brenda departamentit teknik.
Dokumenton procedurat e sistemeve dhe trajnon personelin tjetër.
Siguron instalimin e harduerit/sistemit, azhurnimin e sistemeve, produkteve dhe infrastrukturës së dizajnuar
Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Njohuri të sistemeve/shërbimeve të Microsoft Windows, Linux, Vmware, Veeam etj..
Njohuri për strategjite e mbrojtjes së të dhënave dhe arkivimi i tyre.
Njohuri të rrjetave në TI, të cilat janë të domosdoshme për të analizuar dhe zgjidh problemet që mund të shkaktohen gjatë komunikimit server/klient.
Gatishmëria për të studiuar teknologji të reja, ballafaqimi me sisteme të ndryshme dhe shpërndarja e njohurive brenda ekipit.
Certifikatat ne teknologji te ndryshme si Microsoft, Linux, VMware, Cisco etj., janë shume të rekomandueshme por jo të domosdoshmë për të treguar vullnetin e juaj për të fituar njohuri të reja.
Shkathtësi në komunikim verbal dhe me shkrim.
Aftësi për të organizuar detyra të shumëfishta dhe për caktimin e prioriteteve.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për të punuar në ekip.
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.