Teknik të Help-Deskut

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Teknik të Help-Deskut

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve përfitojnë trajnime dhe certifikime çdo vit.

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë të promovuar brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për më shumë se 10 vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet e realizuara tregojnë se angazhimi i punonjësve është i lartë, duke tejkaluar mesataren.

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor;
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Ofrojë mbështetje teknike: Përgjigjet ndaj kërkesave të lidhura me IT, si defekte të pajisjeve, gabime të softuerëve, probleme të lidhjes së rrjetit dhe çështje me printerët ose pajisje tjera.
  • Zgjidhja e problemeve: Diagnostikimi dhe zgjidhja e çështjeve teknike duke përdorur procedurat standarde të operimit ose mjetet tjera.
  • Menaxhimi i sistemit të tiketave: Regjistron dhe ndjek çështjet në sistemin e tiketave të helpdeskut, duke siguruar zgjidhje të shpejtë dhe komunikim me përdoruesin.
  • Instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve: Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemve kompjuterike, printerëve dhe pajisje të tjera të zyreve.
  • Supporti i softuerit: Instalimi, përditësimi dhe zgjidhja e problemeve të aplikacioneve softuerike, duke siguruar përputhshmëri me politikat e organizatës.
  • Supporti i rrjetit: Ndihmon në diagnostikimin e problemeve bazë të rrjetit (p.sh. lidhja në internet, qasja në VPN, etj.).
  • Përditësimet e sistemit: Bën përditësimet e softuerit, përditësimet e sistemit dhe skanimet për virusë për të siguruar që sistemet janë të sigurta dhe të përditësuara.
  • Dokumentimi: Mban shenimet e çështjeve teknike, hapave të zgjidhjes dhe rezultateve për referencë të ardhshme.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Diploma e shkollës së mesme ose ekuivalente kërkohet; preferohet një Diplomë ose Bachelor në Teknologjinë e Informacionit ose një fushë të ngjashme.
  • Certifikime si CompTIA A+, Microsoft Certified Professional (MCP) ose të ngjashme janë të preferuara.
  • 1-2 vite përvojë në një rol mbështetës IT ose helpdesk është e preferuar.
  • Kategoria B e Patent Shoferit.
  • Njohuri të mira të sistemeve operative Windows
  • Njohuri me aplikacionet e përdorura, si Microsoft Office, Microsoft Office 365, etj.
  • Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e shumë detyrave njëherazi.
  • Aftësi të forta të komunikimit verbal dhe të shkruar.
  • Aftësi komunikimi dhe të punës në grup
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.

Vendi i punës: IPKO Zone Industriale, Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 04.11.2024

 

 

 

 

 

 

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
04/11/2024