IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:Inxhinier i Rrjetit II në Njësinë e Operacioneve & MirëmbajtjesKush jemi ne?Mosha:
71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren.
Çka ofrojmë ne?
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
2 ditë pune nga shtëpia;
Orari fleksibël i punës gjatë javës;
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Zbaton procedurat, detyrat dhe veprimtaritë në fushën e punës;
Kryen punë të kërkuara të mirëmbajtjes dhe montimit;
Përgatit zgjidhjet teknike dhe bën përmirësime në fushën e punës;
Koordinon dhe mbikqyr punën e kontraktorëve të jashtëm;
Mban shënime dhe i fut ato në sistem;
Përgatit analiza dhe raporte në fushën e punës;
Gatishmëri për të punuar në terren/operacione;
Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.
Kualifikimet:
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose Telekomunikacion / ose shkollë e mesme me përvojë 5 vjeçare në fushën e punës;
Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
Saktësia, besueshmëria dhe përgjegjësia;
Pavarësia dhe vetë-iniciativa;
Njohuri aktive të gjuhës angleze;
Aftësi për të punuar në lartësi mbi 2m.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë. Vendi i punës: PrishtinëAfati i fundit për aplikim: 02.06.2023